SHKODËR- Është regjistruar protestuesi i parë i cili është dërguar në Polici pasi bllokoi rrugën në mënyrë të paligjshme.
Ai është Lush Ndoci një bari nga Shkodra, i cili zgjodhi të protestonte në një mënyrë shumë të veçantë.
Ndoci bllokoi për disa minuta aksin nacional Shkodër- Lezhë duke vendosur në mes të rrugës dhitë.
Kush është bariu që protestoi me bagëtitë?
Lush Ndoci, një fermer nga Shkodra i cili zgjodhi një mënyrë shumë të veçantë për të protestuar duke vendosur në mes të rrugës dhitë.
Ndoci është një nga personat i cili u prek nga përmbytjet në vitin 2010-2011. Kjo ka qenë pikërisht arsyeja e protestës së tij.
Ndryshimi mes Ndociy dhe opozitës është se ky bari ka dalë në protestë për të kërkuar dëmshpërblimin për përmbytjen e vitit 2011 dhe pagesat e energjisë elektrike dhe jo për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ai thotë se po vuan ende pasojat e përmbytjeve të vitit 2010- 2011.
Lush Ndoci nga viti 2010-2011 ka zhvilluar një sërë protestash ku ka kërkuar marrjen e dëmshpërblimeve të përmbytjeve, e ndërsa ai shprehet se edhe pse nuk ka banesë fatura e energjisë vjen çdo muaj nga 30 mijë lek.