VLORË- Dy të rinjë kishin dalë të peshkonin mbrëmjen e djeshme, por kjo gjë rezultoi fatale për to, pasi nuk u kthyen më.
Lorenc Dako 32 vjeç dhe Elson Kerri 37 vjeç rreth orën 19:00 kishin marrë varkën e tyre dhe dolën të peshkonin në grykderdhjen e Vjosës, por për shkak të rrymave, varka e tyre është përmbysur.
Mësohet se kanë qenë peshkatarët e tjerë të cilët kanë lajmëruar policinë. Ata rezultonin të zhdukur që prej ditës së djeshme dhe trupat e dy të rinjve janë gjetur pas disa orësh kërkimesh nga polumbarët por edhe nga familjarët.