Report TV - Protestuesit e PD-së bllokojnë ambulancën, debat me familjarët e të sëmurit

2017-07-05 1

Pavarësisht deklaratave të përfaqësuesve të opozitës, se bllokimi i rrugëve nuk ka asnjë kosto për qytetarët, mesa duket kjo gjë nuk është aspak kështu. Një i sëmurë i cili vinte nga qyteti i Fierit, është bllokuar në trafik prej disa minutash, duke e pasur shumë të vështirë për të shkuar në spital. Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se punonjës të policisë kanë negociuar më përfaqësues të opozitës që këta të fundit të bindnin protestuesit që t?i hapnin rrugët. Ata kanë dyshuar se personi në ambulancë ishte me të vërtetë i sëmurë, dhe në mënyrë absurde dhe me forcë kanë hapur derën e makinës për ta vërtetuar këtë gjë. Report Tv sjell video ekskluzive nga momenti i debatit të familjarëve me protestuesit e PD. Protestuesit e PD kanë bllokuar prej mëse 60 minutash trafikun në qytet, dhe policia njofton se është hapur rruga vetëm pasi është bërë thirrje me altoparlant.