Report TV - Bllokimi i rrugëve, tre shkeljet ligjore të PD dhe çfarë rrezikon

2017-07-05 1

Bllokimi i akseve kombëtare nga PD- është në kundërshtim me ligjin pasi janë të pakten 3 nene mbi tubimet të cilat opozita i ka shkelur.

Neni 5 parashikon marrjen e lejes pranë policisë së shtetit nga organizatorët e protestës mbi tubimin, gjë të cilën PD nuk e ka bërë por është mjaftuar duke deklaruar se ka njoftuar Policinë.

Neni 5 thekson konkretisht se "në rast tubimi në sheshe ose vendkalime publike, organizatori dhe drejtuesi janë të detyruar të njoftojnë me shkrim shefin e komisariatit të policisë jo më vonë se tri ditë para datës së zhvillimit të tubimit". "2. Njoftimi me shkrim duhet të përmbajë: a) identitetin dhe adresën e drejtuesit dhe të organizatorit të tubimit; b) qëllimin e tubimit; c) datën, vendin, orën e fillimit dhe të përfundimit të tubimit dhe itinerarin e tij (nëse ka të tillë); ç) numrin e përafërt të pjesëmarrësve dhe numrin e personave ndihmës në mbarëvajtjen e tubimit;
d) personat që do të flasin në tubim".