Në festivalin "Ballkan Trafik 2017", Shqipëria u shfaq si një fllad mirësie që mbështolli publikun europian në ëmbëlsinë e muzikës shqiptare, duke i shtuar një tjetër nuancë potencës, përmes të cilës ajo vjen zakonisht në Perëndim.
Publiku udhëtoi me notat "kurioze" të fëmijërisë të Vlashent Satës drejt rizgjimit të vlerave të harruara të muzikës dhe poetikës shqiptare, me dëshirën që ato të transformohen në mendime të ngrohta poshtë jastëkut.
Soprano Blerta Zhegu e solli muzikën shqiptare dhe atë ballkanike përmes finesës së zërit të saj, duke iu bashkangjitur grupit "Aman Duo" të violinistes Mersiha Teskered?i? dhe pianistes serbe, Sara Vujadinovi?.
Për Kosovën, festivali bëri sërish një përzgjedhje të veçantë me atelier e punimit të "Plisit". Afrimi dhe djali i tij Egzoni erdhën nga Peja për të treguar se si bëhet kjo qeleshe, një zeje e lashtë, të cilën e vlerëson Europa, por nuk gjen mbështetje te institucionet e Kosovës.
"Ideja e atelies së qeleshes "Plis" erdhi si rrjedhim i një eksperience me dy grimeret e "Nuses së Kosovës". Ideja bazohet në transformimin e tradicionales në kontemporane".
Një vend të rëndësishëm zuri edhe debati mbi perspektivën e të rinjve të Ballkanit, ku mori pjesë edhe drejtoresha për Ballkanin në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera, e cila pranoi se mbështetja e BE -së për arsimin në Ballkan ka filluar vonë, por aktualisht ajo është domethënëse.
Grupi "Rinia" dhe "Vatra" solli atmosferën e dasmave shqiptare.
Tv Klan