Basha: Bllokim total rrugëve - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bllokim total te rrugëve kombëtare kërkoi edhe njëherë Lulzim Basha gjatë fjalës së mbajtur pasditen e kësaj të diele, në çadrën e vendosur në bulevard. Ai tha se kjo është një sakrificë e vogël për një kauzë të madhe Basha akuzoi kryeministrin Rama se po keqpërdor policinë, duke e përdorur atë për të kërcënuar mbështetësit e opozitës. Kreu demokrat dhe aleatët e tij thanë se janë të detyruar të ndërmarrin këtë hap rezistence, për shkak të sjelljes së deritanishme të Ramës, ndaj kërkesave të tyre. Opozita e bashkuar paralajmëroi se ky do të jetë vetëm fillimi i protestave të vërteta që do të përfshijnë edhe ndalimin e kryeministrit për të shkuar në zyrën e tij.

Free Traffic Exchange