Ora News - Policia nuk jep leje për protestën e PD: Cenohet rendi, rrezikoni burgun

2017-07-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës, Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shtetit, Altin Qato, apeloi qytetarët të shmangin pjesmarrjen në tubime të paligjshme.
Qato: Policia nuk do të tolerojë aspak këdo që me veprimet e tij shkel ligjin në lidhje me tubimet e manifestimet. Policia e shtetit u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e thirrjeve që synojnë kaos, destabilizim, ashtu sikundër u bën thirrje të mos i bashkohen manifestimeve të paligjshme që cënojnë lirinë qytetarëve të tjerë dhe të drejtën e tyre për qarkullim të lirshëm. Të gjithë ata që do të marrin përsipër tu shkojnë pas politikanëve të kujdo subjekti politik për të cënuar rendin publik, penguar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, dëmtuar bashkëjetesën e qytetarëve dhe ekonominë e bizneseve do të përballen me ligjin.Policia e Shtetit do të regjistrojë çdo shtetas dhe automjet që vihet në dispozicion të një manifestimi të tillë dhe bashkë me provat përkatëse do t?ia paraqesë organit të prokurorisë me kallëzimet penale përkatëse.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/policia-nuk-jep-leje-per-protesten-e-pd-cenohet-rendi-rrezikoni-burgun/