102 kanabis mes ushqimit të bagëtive, pranga 4 personave në Tiranë

2017-07-05 8

Katër persona u arrestuan nga policia e Tiranës pasi u kapen me 102 kilogram kanabis që po tentonin ta trafikonin në periferi të kryeqytetit. Droga ishte sjellë nga Mallakastra dhe ishte fshehur mes disa thasëve me ushqim për bagëtitë.

Droga ishte futur në një fuoristradë tip ?Mitsubishi? dhe ishte mbuluar me disa thasë me ushqim për bagëtitë. Një makine tjetër e shoqeronte atë.

Arjan Mustafaj, 43 vjeç, Shpetim Sinaj, 40 vjeç, Erjon Zenelaj, 33 vjeç, të tre nga Mallakastra, si dhe Niko Dula, 41 vjeç nga Tepelena, u arrestuan në afërsi të Ndroqit.

Kanabisi ishte ambalazhuar në 7 thasë plastikë dhe ishte vendosur poshtë disa thasëve të bardhë me himë.

Lënda narkotike sipas burimeve të policisë ishte siguruar në zonën e Mallakastrës dhe Tepelenës.

Free Traffic Exchange