Mbillen pemë në Farkë dhe Kashar

2017-07-05 2

Liqenit të Farkës dhe zonë së Kasharit i janë shtuar mbi 100 rrënjë bimë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga kreu i Myftinisë së Tiranës, Ylli Gurra kanë kanë mbjellë në Parkun e Farkës 100 pemë, në funksion të shtimit të hapësirave të gjelbra për banorët e zonës, por edhe për mijëra vizitorë që kanë nisur të frekuentojnë liqenin.

?Jam shumë i lumtur që bashkë me kolegët e Bashkisë, të cilët këtu kanë mbjellë 3.000 pemë sipas një programi, çdo fundjavë, për aq sa na lejon stina e mbjelljeve, na janë bashkuar edhe miqtë tanë nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. Dy mundësi kemi; o të mbjellim paqe, pemë, dashuri dhe shpresë, ose të mbjellim sherr e grindje mes njëri-tjetrit. Unë besoj se qoftë edhe me simbolikën e 100 pemëve që Komuniteti Mysliman na jep sot, vjen edhe një mesazh fantastik në kontekstin e gjërave që po ndodhin. Më mirë me mbjellë një pemë, duke krijuar një vend pushimi dhe paqeje për komunitetin e Farkës, se sa me mbjellë sherr e shamatë, të cilat nuk sjellin asnjë dobi për vendin tonë?, deklaroi ai.

Sipas materialit të shpërndarë nga zyra e Bashkisë, kryebashkiaku i Tiranës mori pjesë edhe në mbjelljen e pemëve të reja në zonën e Kasharit.

?Deri dje konsiderohej një zonë fshat, një zonë ku interesi primar ka qenë dhënia e lejeve të ndërtimit, pa urbanizim, pa infrastrukturë. Kemi pasur shumë probleme me infrastrukturën e bërë pa mend, rrugë të investuara në mënyrë zig-zag, ku nuk hyn dot as autobusi, as ndonjë mjet tjetër i transportit publik. Të gjitha këto janë në një proces korrektimi dhe besoj se në këtë vit të dytë të mandatit, do të jetë zona ku do të fokusojmë pjesën më të madhe të investimeve?, tha Veliaj.

Veliaj ka ftuar edhe komunitetet e tjera fetare dhe biznese në vend që t?i bashkohen nismës së bashkisë për mbjelljen e pemëve./ TV KLAN