Shefit të Krimeve i gjenden 66 mijë euro akte noteriale

2017-07-05 21

Pak ditë pas komunikimit të masës së sigurisë arrest shtëpie për ish-shefin e krimeve të komisariatit nr.2, në Tiranë, Dritan Metani, prokuroria dhe Shërbimi i çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, kanë zbardhur disa detaje të hetimit.

Paratë që dyshohet se Metani mund t?i ketë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm korruptiv nga funksionet në polici, sipas hetuesve i kamuflonte me shit-blerje së automjeteve.

Ky fakt është konfirmuar nga gjetja në banesën e Metanit të 5 akteve noteriale të huadhënies dhe shit-blerjes së makinave.

Në total vlera e këtyre akteve sipas burimeve të policisë arrinte në 66.200 euro.

Kjo shumë parash sipas hetuesve, nuk është e justifikuar, ç'ka ka bërë që të ngrihen dyshime se Metani, ka kryer vazhdimisht veprime korruptive.

Hetimi ka zbuluar se Metani vartësi i tij, Gojart Bushi, kishin marrë takime me pronarët e dy lokaleve në kryeqytet.

Dy sipërmarrësit kishin ngritur tenda pa leje në territorin që kontrollonin Metani e Bushi dhe gjatë hetimeve kanë pohuar se kanë pasur kontakte me dy drejtuesit e policisë.

Pas hetimeve të kryera janë ngritur dyshime se Metani e Bushi i kishin lejuar qëllimisht tendat në kundërshtim me ligjin.

Gjatë vitit të kaluar të dy këta efektivë kishin referuar në prokurori vetëm një rast të ngjashëm.

Tv Klan

Free Traffic Exchange