Policia: Protesta e PD, e paligjshme - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarëve që të mos i bashkohen protestës së opozitës ditën e hënë, për bllokimin një ore të akseve rrugore kombëtare, pasi është e paligjshme. Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Sigurisë në Policinë e Shtetit, Altin Qato, paralajmëroi burg për organizatoret, pasi sipas tij, protesta cenon rendin e sigurinë publike. ?Policia e Shtetit do të regjistrojë çdo shtetas dhe çdo automjet që i vihet në dispozicion një manifestimi të tillë dhe bashkë me provat përkatëse do t?i paraqesë organit të Prokurorisë kallëzimin penal përkatës. Kodi Penal, përkatësisht neni 262 dhe 274 të tij sanksionojnë dënime të rënda deri me burgim për ata shtetas që marrin pjesë në manifestime të paligjshme dhe/ose prishin rendin dhe qetësinë publike. Organizatorët dhe udhëheqësit e këtyre manifestimeve të paligjshme duhet të kuptojnë dhe të kenë përgjegjshmëri politike dhe qytetare për pasojat që mundet të vijnë. Do të jenë ata përgjegjësit ligjorë për çdo pasojë të ardhur si rrjedhojë e prishjes së rendit publik dhe/ose destabilizimit të tij. Policia e Shtetit sjell gjithashtu në vëmendje që zhvillimi i manifestimeve të paligjshme mundet të shfrytëzohet edhe nga elementë kriminal me qëllime të caktuara për të krijuar destabilitet.?Qato theksoi se, asnjë shkak ligjor dhe asnjë motiv tjetër me interes publik nuk e justifikon zhvillimin e kësaj proteste në këtë mënyrë?Zhvillimi i kësaj proteste cenon rëndë rendin dhe sigurinë publike dhe po ashtu qartësisht ajo dëmton interesat e qytetarëve. Ndaj Policia e Shtetit ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos marrin pjesë në këtë protestë të paligjshme dhe me rrezik të madh për rendin dhe sigurinë. Policia e Shtetit është plotësisht e ndërgjegjshme për detyrimin që ka për të siguruar mbarëvajtjen e çdo proteste paqësore, e cila nuk cënon interesat publike, por ajo nuk do të tolerojë aspak, këdo që me veprimet e tij shkel ligjin në lidhje me tubimet dhe manifestimet.Ndërkohë lideri i opozitës Basha kishte deklaruar më herët se, bllokimi i rrugëve duhet cilësuar si një sakrificë, për të luftuar trafikun e drogës dhe krimin, si dhe për të garantuar mirëqenien e qytetarëve.