“Djegia” e presidentit sjell zgjedhje - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti shqiptar ka mbyllur të enjten e kaluar raundin e dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, pasi nuk kishte asnjë kandidaturë. Ndërkohë, votimi i tretë është përcaktuar të mbahet më 27 Prill, për t?i dhënë më shumë kohë negociatave me opozitën, që kjo e fundit të bëhet pjesë e procesit.Por, ç?ndodh nëse digjen të pesta raundet e votimit? Shpjegimi vjen nga juristi dhe ish-kryetari i KQZ Çlirim Gjata.Në rast se do kemi zgjedhje të parakohshme, afatet për regjistrim të partive dhe koalicioneve do rivendosen, argumenton Gjata.Ish-kreu i KQZ vlerësoi normale vendimin e KQZ, e cila nuk morri të konsideratë kërkesën e PS dhe LSI për shtyrjen e afateve për regjistrimin e koalicioneve.Menjëherë pas dështimit të votimit të dytë për zgjedhjet e kreut të ri të shtetit, kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se nuk e shikon si një variant konstruktiv dhe të dobishëm dhe se nuk është ky qëllimi.

Free Traffic Exchange