Meta: LSI, faktor stabiliteti - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur prej mbi dy muaj, mazhoranca dhe opozita janë përfshirë në një betejë të fortë, duke shkaktuar krizë politike, kryetari i LSI-së Ilir Meta, deklaron se partia që përfaqëson po luan një rol për qetësimin e situatës. Ai tha se LSI gjithnjë ka vënë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit dhe forcimi i institucioneve. ?Lëvizja Socialiste për Integrim qëndron qartë si faktori më i qëndrueshëm më stabilizues, më i arsyeshëm më bashkëpunues, si një garanci për stabilitetin e vendit, për sigurinë e vendit dhe të institucioneve dhe qytetarëve shqiptarë. Ne asnjëherë nuk kemi vënë interesat e ngushta dhe të momentit të LSI-së përpara interesave të vendit. Kjo është ajo që duhet të udhëheqë çdo forcë politike dhe çdo politikan të përgjegjshëm.? Për kreun e LSI-së, Shqipëria evropiane duhet t?u japë mirëqenie dhe mundësi qytetarëve te saj. ?Shqipëria evropiane nuk duhet të jetë një Shqipëri që braktiset, duhet të jetë një Shqipëri që ofron mundësi të reja, shanse të reja për të gjithë ata që jetojnë këtu dhe për ata shqiptarë që e duan vendin e tyre.? Gjatë takimit me të rinjtë e LRI-së të Njësisë 7 në Tiranë, Meta foli për nevojën që duhet për një arsimim më të mirë për rininë, pasi sipas tij, të rinjtë duhet të kenë një shans për një arsim më të mirë dhe për punë më të mirëpaguara.