Report TV - Panair luleshtrydhesh në Fier marrin pjesë dhjetëra fermerë

2017-07-05 5

FIER-Panairi i Luleshtrydhes ka mbledhur bashkë më shumë se 50 fermerë në Frakull të Fierit. Fermerët kanë ekspozuar luleshtrydhet të cilët i kultivojnë në serat e tyre.

Fermerët shprehen se kërkojnë më shumë ndihmë nga shtetit për kultivimin e luleshtrydhes.

Pavarësisht breshërit dhe dëborës të rënë pak muaj më parë, luleshtrydhja në zonën e Frakullës ka vijuar të kultivohet dhe tashmë kanë nisur shitjet. Shumica e tregut vendas furnizohet me luleshtrydhen e Frakullës.

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi tha se qëllimi i këtij panairi është të promovojmë vlerat e zonës, sidomos të luleshtrydhes.

I pranishëm në këtë panair ishte edhe deputeti i zonës Gramoz Ruçi.