Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej vitit 2014 deri më sot kemi të bëjmë me 78 vendime të formës së prerë nga Gjykata për të kthyer nëpunësit e administratës në punë apo dëmshpërblyer ata për largim të padrejtë. Gjykata e Apelit llogarit një detyrim të shtetit ndaj administratës së larguar prej 40 mln eurosh. Drejtoresha e DAP, Albana Koçiu, në një intervistë të dhënë për Ora News, thotë se zbatimi i vendimeve është prioritet, por edhe kompleks për shkak të ndryshimit të strukturave dhe kritereve për vendet e punës. Ndërsa në prag zgjedhjesh, drejtorja Koçiu paralajmëron monitorim të administratës për të frenuar shkrehjen institucionale dhe mosofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Rreth 40 mln euro llogaritet nga Gjykata e Apelit, detyrimi i shtetit për dëmshpërblimin e nëpunësve të administratës të laguar nga puna.
Vetëm gjatë vitit 2016, janë zbatuar 32 vendime të formës së prerë të gjykatave në institucionet e administratës shtetërore.
Drejtorja e Administratës Publike, Albana Koçiu, në një intervistë për Ora News thotë se prej 2014 deri sot numërohen 78 vendime të rikthimit në punë apo dëmshpërlimit të nëpunësve të larguar.
Sipas saj, zbatimi i vendimeve të gjykatave është një proçes kompleks.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/dap-40-mln-%D1%94-detyrimi-i-shtetit-per-nepunesit-e-larguar-nga-puna/