Report TV - Ish të përndjekurit, kësti i 8-të, ja kur do të nisin pagesat

2017-07-05 6

Në fund të muajit maj dhe në fillim të muajit qershor do të nisin pagesat e këstit të tetë, për ish të përndjekurit politik që futen te kategoritë parësore.

Burime nga Ministria e Financave dhe nga Ministria e Mirëqenies Sociale, bëjnë me dije se kësti i tetë do të jepet brenda muajit qershor. Pavarisht se nuk është mbyllur dhënia e këstit të shtatë, për shkak se disa ish të dënuar nuk kanë dorëzuar dosjet, dy ministritë thonë se do të lëvrojnë këstin e 8-të për ish të përndjekurit.

Ky fakt konfirmohet edhe nga Instituti i ish të Përndjekurve Politik. Kësti i tetë do të jepet për ata ish të dënuar që janë gjallë, por që duhet të dorëzojnë në afatin e kërkuar dokumentat. Pritet që të jenë rreth 1700 ish të dënuar që do të marrin këstin e tetë deri në muajin qershor.

Kësti i shtatë ende nuk është dhënë për të gjithë ish të përndjekurit politik. Kjo për faktin se një pjesë e dosjeve u mungonin dokumentat, ndërkohë që në disa raste ka qënë Ministria e Financave e cila ka refuzuar dhënien e këstit, për shkak se nuk ishin dorëzuar të gjitha dokumentat që kërkohen.

Easy Viral Banner Traffic