TIRANE-Një grua 48-vjeçe është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e sotme.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën "Mihal Grameno" rreth orës 22:15 minuta, ndërsa viktima është Gjystina Shpani (Picaku).
Nga të dhënat e para nga policia e kryeqytetit mësohet se 48-vjeçarja ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një makinë tip ?Audi A 4?.
Përplasja ka qenë fatale, pasi gruaja ka humbur jetën në vend, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme po kontrollojnë për gjetjen e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e shtetases.