Deputetja e LIBRA-s, Mimoza Hafizi në një intervistë për Report Tv shprehet se kriza politike është e pamundur të zgjidhet, pasi nuk ka vullnet politik.
Përsa i përket protestës së paralajmëruar nga PD ditën e hënë, Hafizi thotë se dhuna nuk strategji e suksesshme, pasi i kemi parë skenarë të tillë dhe nuk kanë funksionuar.
Ish-deputetja e grupit të PS ka lëshuar akuza edhe ndaj qeverisë për kanabisin.
"Kanabisi është kthyer në sistem ekonomie, qeveria e la të lirë, si duket ka pasur një plan të qartë".
Presidenti nga populli, Hafizi: Do ta riiniciojmë sërish peticionin
Hafizi është ndalur edhe te zgjedhja e Presidentit të ri dhe propozimit të Bashës që një gjë të tillë ta bëjë populli dhe jo parlamenti.
Ajo thotë se PD nuk e mbështeti pikërisht këtë nismë të saj, Blushit dhe 10 deputetëve të tjerë të Kuvendit një vit më parë.
"Ne kishim 10 firma, na mungonin 18 firma për amendamentin për zgjedhjen e Presidentit nga populli, por PD as PS nuk i dhanë.