Temperaturat e ulëta shkaktojnë dëme në pemëtari - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I ftohti i prillit ka rezultuar fatal per perimtarinë. Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë dëmtuar një pjesë të mirë të kulturave bujqësore. Fermerët e Korçës thonë se kanë pësuar dëme të konsiderueshme ne kulturat e mollës dhe qershive, në masën 50 deri në 80 %. Ky fakt përkthehet në miliona lekë të humbuar. Mësohet se Drejtoria e Bujqësisë së zonës do të nisë inspektimet e dëmeve. Më pas do të hartohet një raport për ta dorëzuar në ministrinë përkatëse, ku do të shikohet mundësia për kompensim. Problemi më i madh i fermerëve është mungesa e tregut për shitjen e produkteve të tyre, ndaj dëmet e ngrica nuk bëjnë gjë tjetër veçse rëndojnë më tej pozitën e tyre duke i çuar ata drejt falimentit.

Free Traffic Exchange