Prokuroria ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në Portin e Durrësit ku në dy raste kaluan 10,2 tonëve kanabis me kamion. Në dosjen hetimore ndodhen pamjet e datave 5 shkurt dhe 24 mars, ditë kur kanë kaluar ngarkesat me drogë.
Nga këqyrja e këtyre pamjeve, por edhe e regjistrave të shërbimit në Portin e Durrësit ngrihen dyshime se 19 të arrestuarit kanë bashkëpunuar me trafikantët.
Sipas hetuesve në të dy rastet kur ka kaluar droga në turn kanë qenë të njëjtët persona si në rastin e 5 shkurtit kur u trafikun 8 ton kanabis, ashtu edhe ne 24 mars ku nga porti dolën 2,2 ton.
Për prokurorinë punonjësit e policisë dhe ata të doganave nuk kanë kryer kontrollet e duhura duke lejuar kalimin e kamionëve me lëndë narkotike.
Punonjësit e policisë dhe të doganave kontrollonin vetëm pasaportat dhe dokumentacionin e kamionëve si dhe këqyrjen nga jashtë. Pavarësisht se në rastin e kalimit të 8 tonëve kamionit i ishte ndryshuar destinacioni dalës.
Në këtë rast sipas ligjit doganor mjeti duhet të kishte kaluar në skanerë, gjë e cila nuk është bërë.
Tv Klan