Ora News – Kryeministri Rama letër Llallës: Verifiko deputetët aktualë të PS

2017-07-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeminstri Edi Rama ka vendosur të verifikojë figurën e të gjithë deputetëve aktualë të Partisë Socialiste. Për të konkretizuar nismën e tij, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama i ka dërguar një letër kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku i kërkon verifikimin e të gjithë deputetëve aktualë.

Në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit, Rama i kërkon që të marrë në konsideratë këtë kërkesë për të kryer verifikimet e të gjitha të dhënave të deklaruara nga deputetët e PS. Afati përfundimtar për përgjigje nga organi i akuzës, është data 29 prill, që përkon me ditën e dorëzimit të listës zyrtare me emrat e deputetëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Rol në këtë nismë, do të ketë edhe kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi, i cili do të dorëzojë në kryesi një raport me kontributin e secilit deputet, dhe çdo detaj tjetër që lidhet me aktivitetin e tyre në parti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kryeministri-rama-leter-llalles-verifiko-deputetet-aktuale-te-ps/

Free Traffic Exchange