Ora News – Krimi në Vlorë, arrestohet një nga autorët, dy të tjerë në kërkim

2017-07-05 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pa kaluar 24 orë nga vrasja e 33-vjeçarit Ergys Gjioveshaj dhe plagosjes së tre personave të tjerë në një lokal tek ?Uji i Ftohtë? në Vlorë, policia zbardh krimin e rëndë. Arreston një prej autorëve, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në pranga ka rënë një 19 vjeçar, Gani Tozaj banues në fshatin Sevaster, Vlorë.
Blutë e qytetit të Vlorës thanë se konflikti dyshohet se ka nisur ndërmjet viktimës dhe autorëve për motive të dobëta.
Arrestimi sot ne mengjes ? Mbremjen e sotme policia e Vlores sqaron: ?Pas një pune hetimore intensive, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytet përgjatë gjithë natës, Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në një banesë në lagjen ?Ujë i Ftohtë? pranë vendit të quajtur ?7 pallatet? në orët e para të mëngjesit të sotëm (06:00) e shtetasit Gani Tozaj, 19 vjeç, banues në fshatin Sevaster, Vlorë.?
Dy të shpallur në kërkim ? Po ashtu është shpallur në kërkim A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale ?Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve? dhe E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ?Moskallëzim Krimi?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/krimi-ne-vlore-arrestohet-nje-nga-autoret-dy-te-tjere-ne-kerkim/