VLORË-Një zjarr ka rënë në ambientet e paraburgimit në Komisariatin e Policisë në qytetin e Vlorës, për pasojë ka mbetur i plagosur një efektiv i cili është jashtë rrezikut për jetën
Shkak i rënies së zjarrit në katin e dytë të ndërtesës dyshohet djegia e dyshekëve nga të arrestuarit në paraburgim ose një shkëndijë elektrike.
Ka përforcime dhe shtim të numrit të policëve në komisariat ndërsa deri tani nuk raportohet për ndonjë tentativë për arratisje.
Ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje ndërsa nuk ka të dhëna për të lënduar të tjerë.