Një kilogram heroinë u bllokua nga policia e Tiranës pasditen e kësaj të premteje në një operacion të zhvilluar pranë ish- ekspozitës në kryeqytet.
Agjentët e antidrogës u detyruan të qëllojnë katër herë në ajër mjeti tip ?Mercedez- Benz?, i autorëve eci mbrapsht rreth 20 metra në tentativë, për t?i shpëtuar policisë.
Në këtë moment, dy personat që udhëtonin me veturën ku u gjend heroina tentuan të largoheshin, por u prangosën nga efektivët e policisë.
Në tentativën e tyre për t?iu ikur efektivëve autorët përplasën afërisht 6 automjete të ndryshme duke mbetur tek kjo veturë ?Nissan Micra?.
Gjatë kontrollit të mjetit, policia gjeti disa pako të dyshuara si heroinë. Pesha sipas burimeve të policisë arrin në një kg, ndërsa ajo u gjet e vendosur tek këmbët e pasagjerit. Po ashtu policia tha se ka bllokuar edhe dy celularë dhe disa sende të tjera në cilësinë e provës materiale.
Tv Klan