Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në qarkun e Kukësit kryeministri Rama shpërndau 200 leje legalizimi dhe brenda pak kohësh sipas tij ky proces do të mbyllet për këtë qark. Rama tha se ndryshe nga qeveria e shkuar kjo qeveri ka leglaizuar 93% të objekteve që janë shtëpi banimi.
Rama: Në momentin kur shtëpia legalizohet, nga një kapital i vdekur, tullash, llaçi, tjegullash, kthehet në një kapital të gjallë. Shtëpia nuk është më një strehë për t?u mbrojtur nga shiu, apo për të kaluar natën, por një kapital që çdo familje mund ta përdorë, duke filluar nga shitja, duke vazhduar me marrjen e një kredie në bankë, ku shtëpia vendoset si vlerë. Në 2 vjet e gjysmë mbasi ka filluar procesi, mbasi i vumë bashkë të gjithë dokumentet e dosjet, kemi arritur sot në 130 mijë legalizime. Nga këto 130 mijë, 93% janë shtëpia.
Rama qetësoi të gjithë ata që nuk e kanë marrë lejen e legalizimit sepse qeveria e tij është e vendosur për ti shkuar deri në fund këtij procesi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-shperndan-200-legalizime-ne-kukes/