Rama: Çadra i trembet vetingut - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama kërkoi votën e te rinjve kuksiane që votojnë, te cilëve iu premtoi me shume pune dhe mirëqenie në mandatin e dytë qeverisës. Lideri i mazhorances thumboi opozitën qe sipas tij qëndron në çadër vetëm per shkak te frikës nga zbatimi vettingu.?Ka nga ato që partia a tyre është ngujuar në një çadër, jo për demokracinë e lirinë apo republikën e re, por sepse ka frikë nga drejtësia dhe frika është këshilltari më i keq. Por frika nga drejtësia është këshilltari më i keq për politikanin dhe kjo nuk i duhet dreqit e jo më popullit. Nëse nuk hyn në zgjedhje, ne do marrim përsipër që t?i përfaqësojmë edhe ata. Thonë se nuk votoj se të gjithë janë njësoj. Si janë të gjithë njësoj? Ata që janë në çadër e bërtasin çdo ditë si kalamajtë që kalojnë pylli që ti heqin frikës vetes, frikën nga drejtësia dhe ne thërrasim drejtësi drejtësi drejtësi.? Sipas kryeministrit, PD mori një besim të madh me votë në Kukës dhe Tropojë, por u desh që të vinte PS ne pushtet që sot te shpërndahen mbi 200 legalizime. Rama akuzoi gjykatësit e korruptuar qe kanë marrë pronën e qytetarëve dhe ua kanë dhënë atë agallarëve, ndërsa u kujtoi demokrateve detyrën per te cilën janë votuar.?Nëse ata që janë në çadër nuk kanë burrërinë të dalin në zgjedhje, duhet pushuar nga puna. Janë votuar që të përfaqësojnë ata që i kanë zgjedhur.?Shefi i qeverise tha se ndeshja me rëndësishme e mazhorances është ajo ndaj padrejtësisë dhe korrupsionit.