Vlerësimi i ekonomisë shqiptare nga “Moody’s” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Institucionet financiare ndërkombëtare vijojnë të vënë theksin tek kriza politike dhe efektet qe ajo pritet te japë në ekonomi. Kësaj radhe shqetësimi është përcjellë nga kompania prestigjioze e vlershmit ?Moodis?, e cila në raportin e radhës për ekonominë shqiptare ka evidentuar se nëse zgjedhjet dhe destabiliteti politik do të zgjasin, atëherë efekti në ekonomi do të jetë i pashmangshëm. ?Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në rast se shoqërohen edhe me destabilitet politik, mund të sjellin një shtyrje të reformave. Ngadalësimi i tyre do të krijojë probleme edhe për uljen borxhit, fakt ky i cili mund të shoqërohet edhe me një zhvlerësim për ekonominë në vijim.? Kompani më e madhe e vlershmit konfirmoi B1 nivelin për Shqipërinë, fakt ky i cili tregon për një qëndrueshmëri fiskale. Në raport analizohen edhe faktorët e riskut si dhe vlerësimet e fokusuara në katër shtylla, ku evidentohet konsolidimi fiskal. Por sfidë mbetet ulja e borxhit publik edhe pse ka tendenca rënëse, stoku i lartë i kredive më probleme, lufta kundër korrupsionit etj. Sa i përket rritje ekonomike ?Moodis? konfirmon se për vitin 2017 ajo do të jetë 3.5 %. Raporti vijon më tej duke evidentuar se zhvillimet pozitive pritet të rriten me afrimin e vendit me Bashkimin Europian.

Free Traffic Exchange