Raporti i Komisionit Hetimor për Privatizimin e CEZ është dorëzura nga Kuvendi në Prokurorinë e Përgjithshme.
Parlamenti i kërkon prokurorisë që të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha, si persona përgjegjës për privatizimin abuziv të OSSH, i cili u ka shkaktuar taksapaguesve shqiptarë 415 milionë euro dëm ekonomik.
Komisioni hetimor miratoi disa ditë më parë raportin me konkluzionet e hetimit, gjetjet, rrethanat, personat e implikuar, shkeljet e legjislacionit në fuqi, favorizimet dhe efektet negative financiare të privatizimit të OSSH.