Trezegol rrëfen për Vizion Plus, Uefa Champions League - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
David Trezeguet ishte për herë të parë në Shqipëri mbrëmjen e së enjtes, në një event të organizuar nga ?Agna Grup? dhe ?Heiniken?, sponsor zyrtar i Uefa Champions League, në kuadër të fushatës ?Champion the Match?. Kampioni i botës dhe Europës me Francën dhe bomber i famshëm i Monaco dhe sidomos Juventusit, pati një takim ekskluziv me miq të përzgjedhur të futbollit dhe gazetarë duke i përgjigjur interesimit të pranishmeve mbi karrierën e madhe të tij dhe aktualitetin e Uefa Champions League, madje edhe kombëtaren shqiptare.Në intervistën ekskluzive dhënë për Vizion Plus dhe ?Tring? që kane të drejtën e transmetimit të Uefa Champions League ne Shqiperi, Trezegue pranoi se Reali i Madridit është favorit për të fituar këtë trofe te madh, ndërsa krahasoi Juventusin në të cilin ai luante ne vitet 2000 dhe ekipin e sotëm.?Unë them qe Reali po tregon se aktualisht është një hap mbi ekipet tjera gjysmefinaliste, falë formës që ka treguar në Champions, por edhe ne kampionat, pa harruar që në fund të fundit ata janë kampionet në fuqi. Por nga ana tjetër, Juventus qoftë në kohen kur luaja unë qoftë në ditët e sotme e ka mundur Realin, kështu që deri në fund, çdo gjë është e mundur. Ky Juventus në fakt është shumë i fortë, por edhe skuadra kur luaja unë në 2004-2005 me emra si Ibrahimoviç, Turam, Kanavaro, Viera kishte të njëjtat objektiva si kjo skuadër sot. Pra të fitonte gjithçka. Ekipi aktual po bën gjithçka mirë. Nuk duhet të harrojmë që para dy vitesh luajtën në finale me Barcelonën. Në gjysmëfinale nuk do të jetë e lehte, por mendoj se bardhezinjte i kanë të gjitha kartat e duhura për t?i shkuar deri ne fund, çka e treguan edhe kundër Barcelonës ku i interpretuan të dyja ndeshjet mjaft mirë.?