Ora News – Peleshi: S’duam zgjedhje pa opozitën, por s’është në dorën tonë

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një procesi zgjedhor pa opozitën nuk na nderon si shoqëri. Kështu e ka komentuar situatën politike zv/kryeministri Niko peleshi, i cili theksoi se pjesëmarrja e opozitës, tashmë nuk është më në dorën e qeverisë.
Peleshi: Nuk mund të fshihemi prapa gishtit e të mos pranojmë, që një proces zgjedhor pa opozitën na nderon si shoqëri shqiptare në përgjithësi. Ne nuk do të dëshironim të kishim zgjedhje pa opozitën, por kjo nuk është më në dorën tonë.
Peleshi konfirmoi në emër të qeverisë se PS do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Peleshi: Data 18 qershor, pjesëmarrja në zgjedhje nuk është një e drejtë e partive, por është detyrim për popullin, jemi regjistruar kemi filluar punën organizative, ne do marrim pjesë në zgjedhje, LSI dhe disa parti të tjera janë regjistruar gjithashtu.
I pyetur për protestën e opozitës, zv/kryeministri tha se është i keqardhur për një lajm që e cilësoi të devijuar nga fronti i destruktivitetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/peleshi-sduam-zgjedhje-pa-opoziten-por-seshte-ne-doren-tone/