TIRANË-Policia e kryeqytetit ka vendosur në pranga tre persona, teksa po shisnin disa doza heroinë dhe kanabis.
Por, pasi u pikasën nga policia, trafikantët në tentativë për t'u larguar përplasën makinat.
Operacioni antidrogë është zhvilluar në rrugën 'Myslym Shyri'.
Polica ka qëlluar në ajër, ndërsa trafikantët janë bllokuar më pas dhe arrestuar nga blutë e kryeqytetit.