Basha-Ramës: Qeveri teknike, ose do të përballesh me qytetarët

2017-07-05 0

Një ditë pasi paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar deri në bllokimin e rrugëve në mbarë vendin, Lulzim Basha thotë se kryeministrit Rama i kanë mbetur dy rrugë.

?Dy janë rrugët përmes dialogut ose ndryshe populli do marrë fatet e veta në dorë?

Kundërshtarit të tij politik dhe aktorëve të angazhuar për gjetjen e një zgjidhje u tha se dialogu do të bazohet vetëm mbi kërkesën për qeveri teknike. Dhe menjëherë pas formimit të saj, premton se është i gatshëm të votojë Vettingun.

?S?ka nevoje të shtymë Vetingun pas zgjedhjeve por menjëherë pas paktit kombëtar. Vetingu s?ka pse pret zgjedhjet por menjëherë pas paktit kombëtar për zgjedhje të lira sipas 22 korrikut.?

Ofertës së dy aleatëve të koalicionit qeverisës për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes se presidentit iu përgjigj me një propozim të artikuluar më parë edhe nga aktorë të tjerë politikë.

?Oferta ime është kjo të zgjedhim president nga populli..... Meqë po kërkoni përfshirjen tonë një ofertë të ndryshojmë Kushtetutën ta zgjedhë populli shqiptar.... ?

Droga, tha Basha vazhdon të jetë sfida kryesore, duke shprehur të njëjtin shqetësim të bërë publik nga kryeprokurori Llalla rreth një orë para fjalës se tij në çadrën e protestës.

?Droga është projekti politik i Ramës. Ja tha edhe Prokurori i Përgjithshëm se i prishin punë se e tregtojnë drogën se droga shqiptare ka një pronar Edi Ramën?

Basha tha se opozita ka mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndërsa akuzoi disa media që sipas tij, nën ndikimin e kryeministrit, kanë tjetërsuar informacionet në dëm të opozitës.