Shannon takim me Bushatin - DASH, thirrje të gjitha partive në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhje

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Departamenti i Shtetit ka bërë thirrje që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit pasi kjo është e rëndësishme për demokracinë në vend. Gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në Washington, Nënsekretari i Shtetit Shanon u shpreh se Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Departamenti Amerikan i Shtetit e konsideron të rëndësishme për vendin që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Këtë e ka bërë të ditur nën/sekretari amerikan i shtetit për çështjet politike, Thomas Shanon, i cili zhvilloi edhe një takim me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dash-thirrje-te-gjitha-partive-ne-shqiperi-te-marrin-pjese-ne-zgjedhje/