Report Tv sjell imazhet nga lokali ku ndodhi vrasja e të riut Ergys Gjioveshaj, 31 vjeç në Vlorë. Gazetari Armand Xhelili shprehet se në lokal ka pasur kamera sigurie që mund të identifikojnë lehtë autorët. Sot lokali u gdhi me dyshemenë me gjak, me karrige e tavolina të hedhura në tokë pas rrëmujës që u shkaktua në mesnatë nga të shtënat me armë ku mbeti i vrari i riu dhe u plagosën 3 persona të tjerë. Dyshimet të cojnë se vrasja ka ndodhur për hakmarrje, pasi 16 vite më parë viktima kishte qenë bashkëpunëtor në një vrasje, krim për të cilin përi disa vite burg.