Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Kamëz. Duke ju referuar çadrës së opozitës, Tahiri deklaroi se ata nuk duan zgjedhje pasi duan destabilitet dhe kërkojnë të mbajnë peng Shqipërinë.
''Në 18 qershor, ose do shkojmë të futemi të gjithë bashkë në çadër, ose në 18 qershor do i tregojmë Shqipërisë që PS dhe Edi Rama vlen aq sa për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën që duhet'', nënvizoi kreu i PS-së Tiranë.
Tahiri i bëri thirrje të rinjve të Kamzës të marrin në dorë fatin e tyre në mënyrë që të bëjmë të gjithë bashkë Shqipërinë që duam. Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës u shpreh optimist se të gjithë bashkë do të kthejnë faqen e historisë për Kamzën.