Report TV - Trezege në Tiranë: Kombëtarja shqiptare fitoi respekt në Francë

2017-07-05 0

Ish-futbollisti i madh i Juventusit dhe Kombëtares Franceze David Trezege e sheh skuadrën tonë përfaqësuese në rritje dhe me potencialin e duhur për të ecur përpara në futbollin botëror.

Ne eventin ?Champion the Match? të organizuar nga Heineken, ai tha se kombëtarja shqiptare arriti të tregojë cilësi të larta në evropianin e zhvilluar në Francë e të fitojë respekt.

"Unë e njoha ekipin shqiptar sepse isha në stadium dhe në ndeshjen që zhvilloi kundër Francës në Marsejë. Njoh gjithashtu edhe trajnerin Gianni De Biasi. Skuadra ka në përbërje futbollistë të mirë e me kualitetet. Sigurisht që futbolli ndërkombëtar nuk është i lehtë, veçanërisht me afrimin e kampionatit botëror në Rusi. Por cilësitë e kombëtares shqiptare janë aty. Skuadra ka nisur të njihet e të fitojë respekt", u shpreh Trezege.

Free Traffic Exchange