Krim i rëndë në Vlorë: 1 i vdekur, tre të plagosur

2017-07-05 2

Një 33 vjeçar ka mbetur i vrarë ndërsa janë plagosur 3 persona mbrëmjen e sotme në ambientet e një lokali në lagjen ?Uji i Ftohtë? të Vlorës

Policia e Vlores informon: Rreth orës 23:20 minuta (20 prill 2o17) një person ende i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të pales tjeter pas një konflikti të çastit".

Për pasojë ka mbetur i vrarë Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.

Si dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:

Florian Hila 28 vjec

Arslonel Llanaj 32 vjec

Arta Luka 26 vjece

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mes të plagosurve është dhe kamarieri i lokalit.

Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit

"Ka pasur bresheri te shtënash pasi brenda lokalit thuajse cdo gjë është shkatërruar", na informon gazetarja e Ora News Jerola Ziaj.

Njëri prej të plagosurve po dergohet ne Tirane.

Free Traffic Exchange