Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një zjarr i papritur ka rënë mbërmjen e sotme në konviktin e shkollës së mesme profesionale ?Kristo Isak? në qytetin e Beratit. Zjarri është konstatuar nga vetë nxënësit dhe kujdestarët. Fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit,konviktorët (djem e vajza),kanë qënë të shpërndarë në mensë e oborr dhe nuk kanë qënë në dhomat e tyre.
Pasi kanë parë flakët e zjarrit në katin e tretë të godinës,ku ndodheshin dhomat e djemeve është njoftuar menjëherë zjarrëfikja e cila ka mundur të lokalizojë flakët dhe të shuajë zjarrin brenda rreth 30-minutave,duke mos lejuar që flakët të përfshinin edhe katin e dytë ku ndodheshin dhomat e vajzave.
Burimet e para në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri ka filluar në një nga dhomat e katit të tretë dhe më pas i gjithë kati është përfshirë nga tymi. Dhoma ku ka filluar zjarri është shkrumbuar totalisht,ndërkohë që dëme materiale si pasojë e djegies ka pasur edhe në 5-dhoma të tjera të këtij kati.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe ekspertë të policisë,të cilët po punojnë për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit,që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një karikues që ka qënë në prizë. Vetë nxënësit tregojnë momentet e para të përhapjes së flakëve e tymit si dhe frikën që i pushtoi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berat-zjarr-ne-shkollen-profesionale-digjen-disa-dhoma/