Ora News – Vendoset sekuestro preventive për 41.500 m2 tokë në Theth

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur sekuestro preventive për rreth 41.500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit, e dyshuar si e regjistruar në emër të disa shtetasve të ndryshëm në bazë të dokumentave të fallsifikuar të përpiluar nga ish-kryetari i Komunës Shalë (Theth), Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish-vartësit e tij, Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi.
Prokuroria e Shkodrës bën me dije se është në përfundim të hetimit për veprën penale të ?Shpërdorimit të detyrës? për tre ish-zyrtarët, ndërkohë që ka marrë lejen nga gjykata për caktimin e masës së sekuestros për pronat e shpërndara prej tyre, në bazë të procedurave fiktive dhe jo-ligjore.
Në bazë të një hetimi të mëparshëm të Prokurorisë së Shkodrës, lidhur me veprimtarinë e ish-drejtuesve të Hipotekës së qytetit, kanë rezultuar të dhëna të tjera mbi veprime të dyshuara si të paligjshme të kryera nga ana e ish-zyrtarëve të Komunës Shalë (Theth).

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vendoset-sekuestro-preventive-per-41-500-m2-toke-ne-theth/

Free Traffic Exchange