Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nxënësit e klasave të fillores mbajnë në shpinën e tyre çanta që peshojnë deri në 5 kg, duke tejakluar peshën e lejuar. Ekspertët e shëndetit thonë se çanta nuk duhet të rëndojë më shumë se 2.5 kg pasi shfaqen probleme shëndetësore që lidhen me deformimet fizike. Ndërsa mësuesit thonë se me kurrikulën e re, një pjesë e materialeve mësimore qëndrojnë në klasë.
Çantat e rënda të nxënësve të shkollave fillore tejkalojnë peshën e lejuar duke u kthyer në një shqetësim serioz për të vegjëlit. Një fëmijë i klasës së parë, ose i klasës së dytë peshon 20 deri në 23 kg ndërsa çanta që ai mban mbi shpinë peshon deri në 5 kg. Ekspertët mendojnë se një fëmijë në këtë moshë nuk duhet të mbajnë një peshë më shumë se 2.5 kg ndërkohë që në shkollat tona fillore realiteti është ky.
Fëmijët ankohen se çanta e tyre rëndon aq sa ju shkakton dhimbje në kurrizë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cantat-e-renda-te-shkolles-femijet-e-klasave-te-i-e-ii-mbajne-deri-ne-5-kg/