Ora News – “21 janari”, Qeveria duhet të kompensojë të dëmtuarit

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Hetimi për çështjen e 4 të vrarëve në bulevard në protestën e 21 janarit të vitit 2011 do të rihapet. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut pranoi kërkesën e për të rihapur çështjen si dhe vlerësoi zgjidhjen me pajtim që qeveria shqiptare arriti për çështjen Veizi dhe Deda. Sipas vendimin të Gjykatës Evropiane Qeveria shqiptare detyrohet të kompensojë ankuesit e kësaj çështje.
Hetimi për çështjen e 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 persona do të rihapet, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut pranoi rihapjen e çështjes për të siguruar drejtësi për viktimat e mbetur nga protesta e Partisë Socialsite, që në atë kohë përfaqësonte opozitën e vendit. Ky vendim erdhi pas ankesës së paraqitur nga qëndra Res Publika në të cilin thuhej se autoritetet shqiptare kishin dështuar për të kryer një hetim efektiv për këtë ngjarje.
Sipas drejtorit ekzekutive të qendrës Respublica, Dorian Matlija, Kjo zgjidhje, e pranuar nga Gjykata Evropiane si në përputhje me Konventën, duhet të pranohet tashmë edhe nga organet tona të drejtësisë, në mënyrë që të rikthehet besimi i publikut te drejtësia. Ky sipas avokatiti Matlija është një test i fortë për organet e drejtësisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rihapet-21-janari-gjykata-europiane-pranon-hetimin-e-ceshtjes/

Free Traffic Exchange