Vuçiç kundër Ramës e Thaçit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deklarata e fundit e kryeministrit Edi Rama për ?Politico? se nëse dështon perspektiva e anëtarësimit per Ballkanin Perëndimor, vendet e tij do te kërkonin krijimin e unioneve te vogla, ka sjellë reagimin e presidentit të zgjedhur të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Duke marrë shkas edhe nga një koment i presidentit të Kosovës, Thaçi, sipas të cilit shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme nëse BE i mbyll derën Kosovës, Vuçiç ka kërkuar që të mos bëhen më deklarata të tilla.?Ne i lusim, po e përsëris, i lusim që me deklarata të tilla të mos dalin në publik, sepse ato nuk i kontribuojnë marrëdhënieve të mira në rajon dhe as krijimit të atmosferës së bashkëpunimit dhe punës së përbashkët në projekte të rëndësishme.?Gjatë një konference për shtyp nga selia e qeverisë, ai i bëri thirrje Bashkimit Europian të reagojë ndaj këtyre deklaratave. I ashpër është treguar edhe ministri serb i Punës dhe Çështjeve Sociale, Aleksandër Vulin, që ka deklaruar se Prishtina e Tirana kanë si qëllim bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, që do të çonte ne luftë në Ballkan. Një ditë më parë zedhenesja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic sqaroi se vendet e Ballkanit kanë të ardhme te qarte europiane dhe per te arritur kete duhen ruajtur marrëdhëniet e mira mes fqinjëve.