Digjet raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Seanca e Parlamentit për raundin e dytë të zgjedhjes së Presidentit të ri zgjati vetëm 3 minuta, për t?u mbyllur sërish. Asnjë emër, asnjë kandidaturë nga maxhoranca e cila është shprehur prerazi dhe ditën e sotme se do të presë opozitën që të zgjedhë Kreun e Shtetit me konsensus.
Raundi i tretë do të mblidhet të enjten tjetër, 27 Prill.
Sot në orën 15:00, Kuvendi u mblodh për raundin e dytë të zgjedhjes së Presidentit.
Më herët u mblodh Komisioni i Ligjeve për të verifikuar nëse në më pak se 12 orë nga raundi i parë i votimit në Kuvend, kishte ardhur ndonjë kandidat për President. Gjatë mbledhjes formale, kryetarja e komisionit, Vasilika Hysi, tha se nuk ka pasur asnjë emër të mbështetur nga 20 deputetë.