Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka iniciuar nismën për dhurimin e gjakut për fëmijët talasemikë. Të parët kanë dhuruar punonjësit e KMSH ndërsa nga kjo e premte edhe besimtarët që duan të dhurojnë gjak mund t?i drejtohen xhamive.
25 persona nga komuniteti mysliman kanë dhuruar gjak për fmijët talasemikë. Dhurimi i gjakut është bërë në ambientet e Komunitetit Musliman, ndërsa myftiu i Tiranës Ylli Gurra sqaron edhe nismën e besimtarëve musliman për të dhuruar gjak për nevojtarët.
Gurra: Sot mbi 25 persona në KMSH përfshirë gjithë drejtorët dhe personelin po kryejnë dhurimin e gjakut përkatësisht për këtë kategori fëmijësh talasemik dhe duke filluar nga e premtja do të kemi dhurim gjaku në xhamitë kryesore të kryeqytetit, xhamia e Pazarit të Ri nesër.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/punonjesit-e-kmsh-dhurojne-gjak-per-talasemiket/