“Presidenti”, digjet edhe raundi i dytë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti ka mbyllur raundin e dyte për zgjedhjen e Presidentit te ri te Republikës pa asnjë kandidat.Raundi i trete është përcaktuar te zhvillohet ne 27 prill, te enjten e ardhshme dhe mazhoranca shpreson qe kjo kohe do te shërbejë per te përfshirë opozitën ne procesin e zgjedhjes se kreut te shtetit.Ilir Meta: Shpresojmë që edhe opozita dëshiron që vendi të ketë një President që vjen përmes bashkëpunimit dhe konsensusit dhe mbi të gjitha, dëshiron që të marrë pjesë në zgjedhje dhe të garantohet gjithçka është e mundur, që ato të jenë të lira, të ndershme dhe të barabarta.Sipas Kushtetutës, nëse parlamenti nuk arrin ta zgjedhe presidentin e ri ne 5 raunde votimi atëherë vendi shkon ne zgjedhje te parakohshme brenda 45 ditëve, po si e sheh kreu i LSI Meta këtë skenar.?Po me zgjedhjet e parakohshme z. Meta? Do të mundësonte futjen e opozitës dhe pa rrezikuar shkeljen e ligjit dhe afatet që tashmë kanë tejkaluar? Nuk e shikoj si një variant konstruktiv dhe të dobishëm dhe nuk është ky qëllimi. Përkundrazi, qëllimi është përfshirja e opozitës edhe në zgjedhje edhe në çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri.?Sipas Metës edhe kërkesa per shtyrjen e afateve te regjistrimit ne zgjedhje drejtuar KQZ kishte si synim vetëm krijimin e mundësive per pjesëmarrje te opozitës ne proces.

Free Traffic Exchange