Fati i cirkut kombëtar sërish jetim. Artistët e cirkut por edhe përfaqësues të sindikatave të artistëve protestuan sot për të mbrojtur çadrën e cirkut kombëtar, pasi ishte njoftuar se përmbarimi do të çmontonte çadrën.
Kjo si pasojë një vendimi të formës së prerë të gjykatës e cila kthen hapësirën e truallit që ka zënë çadra, pronarit të tokës.
Pas takimit për më shumë së 40 min përfaqësuesit e përmbarimit u larguan pa e prekur çadrën, për të cilën ishte njoftuar se do të çmontohej sot.