http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Universitetet bëjnë propozimet e fundit për pranimet ne shkollat e larta, para miratimit te udhëzimit nga Ministria e Arsimit. Rektore e dekanë kërkojnë ndryshime ne skemën e nje viti me pare, duke sugjeruar përmirësime dhe lehtësi për kandidatet. Dekani i Fakultetit te Ekonomisë, Dhori Kule, këmbëngul qe pranimet te mbyllen brenda muajit korrik, ndërsa maturanteve t?u jepet mundësia e çregjistrimit ne degët fituese për rastet kur synojnë raundin e dyte dhe fakultete me te mira. Javën e ardhshme, Ministria e Arsimit pritet te firmose skemën e re te pranimeve ne Universitete, duke përfshirë edhe sugjerimet e shkollave te larta. Ajo çka nuk do te ndryshoje edhe këtë vit është numri i 10 preferencave qe maturantet plotësojnë ne formularin A2. Ndërkohe Universitetet kane nisur këshillimin e karrierës, për t?i njohur te rinjtë me kriteret përzgjedhëse. Ndërsa per studentet e Fakultetit te Ekonomisë është zhvilluar nje panair me pjesëmarrjen e 50 kompanive private, te cilat kane ofruar mundësi punësimi dhe praktika per te rinjtë.