500 milion euro “shqiptare” u dhanë hua jashtë vendit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paratë e shqiptarëve po fluturojnë me shpejtësi jashtë vendit. Banka e Shqipërisë evidenton në raportin e saj të politikës monetare se në fund të vitit 2016, janë plot 63 miliard lekë, ose 500 milion euro kredi që bankat shqiptare u kanë dhënë subjekteve jashtë vendit. Ekspert e Bankës së Shqipërisë argumentojnë se ky fakt vjen si pasojë e mungesës së planeve të biznesit ne Shqipëri. Prej kohësh, bankat ankohen se sipërmarrësit nuk kanë ofruar plane konkrete investimesh për kreditim, për rrjedhojë bankat kanë gjetur rrugë të tjera për të gjeneruar fitim. Në këtë kreditim, një vend të konsiderueshëm zë Kosova. ?Kredia për bizneset, që përfaqëson gati 67% të totalit të kredisë, është zgjeruar me 2.4% në terma vjetorë, e drejtuar kryesisht drejt subjekteve jorezidente. Në strukturën e kredisë për bizneset, vërehet rritje e peshës së kredisë në lekë dhe rritja e preferencës për bizneset e vogla dhe të mesme?. Ndërsa sa i përket depozitave, tek shqiptarët vijon tendenca e kursimeve. Në këtë tendencë ajo që është vërejtur gjatë vitit që lamë pas është rritja e depozitave në valutë, duke reflektuara në këtë mënyrë një besim edhe më të madh ndaj valutës se sa lekut. Sa i përket fitimeve të bankave, sistemi ka rezultuar me një fitim prej 9.3 miliard lekë, një shifër më e ulët se viti paraardhës. Ky fakt shpjegohet me normat e ulëta të interesit.