Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kryeministri Sali Berisha inkurajoi mbështetësit e opozitës të vijojnë qëndresën për votën e lirë.
Duke folur nga çadra e protestës, ai shrehu bindjen se kryeministri Edi Rama më parë vetëvritet sesa lë karrigen e pushtetit.
Por Berisha e këshilloi Ramën të reflektojë në kohë.
Berisha: Beteja është e ashpër. Edi Rama më parë vret veten sesa ikën. Tentativa ai ka patur jo njëherë gjatë jetës. Për të ikur nuk ikën, për të dëgjuar zërin tonë nuk e dëgjon. Por unë e garantoj se do ta bëjmë të dëgjojë zërin tonë.E garantoj se do ta dëgjojë, por më mirë ta dëgjojë me kohë sesa atëherë kur t?ia presë vetes ty tëmthat. Uroj ti vijë mendja dhe të pranojë zgjidhjen e ofruar, asgjë tjetër vetëm votën e lirë. Vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve për Shqipërinë europiane, Shqipërinë e stabilitetit, për zhvillimin, të ardhmen e Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berisha-edi-rama-me-pare-vret-veten-se-iken/