Ora News - Rama: Të ndryshojmë Kodin. Oferta që PD të hyjë në zgjedhje

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Rama ftoi sot opozitën të ulen në një tryezë për të ndryshuar Kodin Zgjedhor për të hyrë të gjithë së bashku në zgjedhje dhe për të krijuar besimin që kërkon PD. Por bëri të qartë se nuk negocion mandatin e qeverisë.
Rama akuzon PD-ne se po përpiqet për ta futur Shqipërinë në një rrugë paqartësie. Për Ramën letra në KQZ kishte qëllim nxjerrjen e PD-se nga qorrsokaku ku ka rënë vetë.
Edi Rama: Ne nuk negociojmë Kushtetutën që sanksionon lirinë e popullit për të zgjedhur dhe detyron partitë të paraqiten nëdatën e caktuar. Nuk negociojmë mandatin që na ka dhënë populli.
Të gjitha përpjekjet për të goditur qeverinë dhe 18 qershorin janë në thelb përpjekje për të goditur stabilitetin e vendit dhe për ta futur Shqipërinë në një rrugë paqartësie ku gjithçka mund të ndodhë.
Ju siguroj se asgjë nuk mund të ndodhë veç atë që përcakton Kushtetuta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/letra-ne-kqz-rama-kam-degjuar-shume-idiotsira/

Free Traffic Exchange